Mallakastër – Aksident ne autostradën Levan – Tepelenë ka ndodhur disa minuta më parë midis   fshatrave Mollaj e Rroms

Një makinë ka dal nga rruga duke u dëmtuar shumë nga dyja anët.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit por dhe për të normalizuar trafikun e automjeteve. Aksidenti në vendin midis Rroms dhe Mollaj të Mallakastrës. Drejtuesi i mjetit është dërguar në urgjencën e spitalit Fier ku po merr ndihmën mjekësore por është jasht rrezikut për jetën.

Makina po ecte me sens nga Levani për në Gjirokastër. Drejtuesi i mjetit nga Tirana shkonte per ne Përmet, pohuan burime zyrtare nga policia e Fierit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts