Falenderim i veçantë!

Mbrëmë, pranë Spitalit Rajonal Fier u paraqit një rast i vështirë që kërkonte ndërhyrje të shpejtë dhe të kujdesshme. Edhe pse po merrte kujdes maksimal nga mjekët e spitalit, gjendja e pacientit po rëndohej për shkak të specifikave të veçanta të rastit. Për t’u përballur me situatën, u thirrën në ndihmë edhe mjekët e Spitalit Memorial, të cilët ju përgjigjën menjëherë thirrjes, dhe së bashku me stafin e Spitalit Rajonal Fier, arritën ta përmbyllin me sukses këtë sfidë të madhe. 🙏🙏

Një falenderim i sinqertë shkon për:

Stafin e Spitalit Memorial

Dr. Ali Arslan

Dr. Mehmet Karaday

Stafin e Spitalit Rajonal Fier

Dr. Musa Skenderaj

Dr. Edliri Shuke

Dr. Julian Malaj

Dr. Astrit Xheka

Dr. Fred Cuedari

Falenderime të veçanta për stafin e vajzave instrumentare , dhe një përshëndetje të veçantë për Dr. Erblin Dollakaj  për përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar në menaxhimin e kësaj situate delikate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts