Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në bypass-in e Fierit, pranë Spitalit Memorial.
Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete: një Suzuki, një Mercedes dhe një Fiat.
Si pasojë e goditjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Fiat, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Memorial për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.