Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas raportimeve në media se është rritur eneregjia për furrat e bukës.  OSHEE ka sqaruar se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.

Sipas njoftimit, skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë në veprim prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve). Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts