Ernest Muçi realizon një golk të pabeueshëm në takimin derbi të Stambollit mes Galatasaray-t dhe Beshiktashit.
Kishte nisur minuta e tretë shtesë kur sulmuesi i Kombëtares Kuqezi mori një top të saktë nga gjysmëfusha e skuadrës së tij dhe, pasi u vendos në pozicion gjuajtjeje, goditi me të majtën duke e dërguar topin aty ku bashkohet shtylla me traversën.
Një koordinim i pazakontë nga ish-sulmuesi i Tiranës, që e la të palëvizur portierin e Galatasaray-t. Fatkeqësisht, Beshiktashi kishte pësuar dy herë më herët me Sanchez dhe Osimhen, kështu që goli i Muçit vlejti në fund vetëm për statistikë.
Për Muçin ky ishte goli i dytë në këtë sezon të Superligës së Turqisë.