Sa i përket protestës së nesërme të thirrur nga opozita, Policia e Shtetit thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimit e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private. Gjithashtu, ata u kanë bërë thirrje organizatorëve dhe protestuesve që të mos bllokojnë rrugët pasi do të përballen me pasoja penale.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të mbahet protesta e tyre e radhës.

Lidhur me këtë tubim të demokratëve ka ardhur dhe një reagim nga Policia e Shtetit të cilët kanë bërë me dije se organizatorët kanë paraqitur kërkesën për zhvillimin e protestës, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts