Fier -Shtrim i detyrueshëm ne spital psiqatrik ka vendosur trupi gjykues për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj autori i dyshuar i vënis së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e tij Shaqir dhe Selside Sulejmanaj, e jëma e paralizuar.
Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë nga ora10 e 30 që ishte planifikuar për të nisur ka filluar në orën 11, ku trupi gjykues përbëhej nga gjyqtar Miranda Naka, prokurore Greta Dreni dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj
Në sallën e gjyqit gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë.

Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen gjyqtaria Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psiqatrumik për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj
Dyshohet se 42 vjeçari ka ushtruar më parë edhe dhunë ndaj tyre. Ai akuzohet për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.