Një tërmet me magnitudë 4 dhe me thellësi 5 km lëkundi qytetin Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.
Një tërmet me magnitudë 4 dhe me thellësi 5 km lëkundi qytetin Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.
Epiqendra mësohet se ka qenë fshati Fier Çifçi në Fier, ndërsa tërmeti ra në orën 19.32.
Banorët kanë dalë në rrugë të tronditur. Ishte një lëkundje e fortë. Edhe pse epiqendra ka qenë në fshatin Fier Çifçi, lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Fierit dhe ka pasur pas lëkundjes së parë edhe disa pas lëkundje të tjera. Njerëzit pas lëkundjes së parë dolën në rrugë dhe pasi çdo gjë kaloi janë kthyer në banesa’.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale e as për persona të lënduar,
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Lushnjes e Vlorës, si dhe në zona të tjera përreth.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier në fshatrat si Zhupan, Petovë, Kallëm, Marinzë, Zharrëz, Kuman etj dhe lëkundjet kanë zgjatur afro 10 sekonda dhe kanë qënë vertikale. Banorët pohojnë se kanë qënë lëkundje shumë të mgjashme si ato që kryejnë në shpëerthimet e nëntokës kompanitë e naftës në fushën e Marinzës.
Nuk raportohet deri tani për dëme cka mbetet për verifikim më vonë nga banorët nëse kanë pasur dëme në njerëz apo banesa.
