Lëvizja Bashkë do të organizojë një tjetër protestë me pensionistët ditën e mërkurë përpara Kryeministrisë.
Përmes një video-mesazhi disa pensionistë bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive.
Kjo është protesta e dytë që Lëvizja Bashkë organizon me pensionistët.
Ndërkohë qeveria e kapur në panik dhe duke iu trembur një zemërimi të gjerë të pensionistëve ka nxjerrë në terren ministra e deputetë t’u mbushin mendjen pensionistëve se kanë ndërmend të bëjnë një rritje pasi të kenë luftuar informalitetin në deklarimin e pagave nga bizneset.