Ai gjithashtu luajti personazhin e titullit në filmin aksion të vitit 1975 “Doc Savage: The Man of Bronze”

Aktori Ron Ely, i cili u bë i famshëm në vitet 1960 nga roli i tij televiziv si “Tarzan” në serialin me të njëjtin emër, ka vdekur në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Vdekja e tij u njoftua nga vajza e tij, Kirsten Casale Ely: “Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, familjar dhe udhëheqës”, shkroi ajo në Instagram. “Kudo që shkoi, ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv. Unë nuk e kam parë tek askush tjetër ndikimin që ai kishte në botë – kishte diçka vërtet magjike tek ai”.

Foto me Barbara Bouche, Ron Ely dhe Fernando Llamas nga seriali Tarzan

Eli gjithashtu luajti personazhin e titullit në filmin aksion të vitit 1975 “Doc Savage: The Man of Bronze”.

Në vitet 1980, ai u shfaq në programe të tjera televizive të suksesshme si komedia The Love Boat, si dhe Wonder Woman me Linda Carter.

I lindur në Teksas në vitin 1938, Eli u martua me të dashurën e shkollës së mesme në vitin 1959, me të cilën u divorcuan dy vjet më vonë.

Ai ishte gjithashtu i njohur për prezantimin e konkursit Miss America në fillim të viteve 1980, ku u takua me gruan e tij të dytë Valerie Landen, me të cilën pati tre fëmijë.

Gruaja e tij u godit me thikë nga djali i tyre

Në vitin 2019, Laden, asokohe 62 vjeç, u godit me thikë nga djali i tyre 30-vjeçar, Cameron Ely, i cili më pas u qëllua nga policia dhe iu nënshtrua plagëve të marra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts