Zayn Malik ka njoftuar se do të shtyjë turneun e tij të ardhshëm pas vdekjes së mikut të tij,  Liam Payne. Turneu i Malik ishte planifikuar të fillonte javën e ardhshme, me një performancë në San Francisko të mërkurën.

“Pas humbjes së dhimbshme që përjetuam këtë javë, kam marrë vendimin për të shtyrë pjesën amerikane të turneut ‘Stairway to the Sky’. Datat do të riplanifikohen për në janar dhe do t’i postoj sa më shpejt që të jetë gjithçka e vendosur në ditët në vijim,” shkroi ai në Instagram.

“Datat po ricaktohen për janar dhe unë do t’i postoj ato sapo të jetë vendosur në ditët në vijim. Biletat tuaja do të mbeten të vlefshme për datat e reja. Ju dua të gjithëve dhe ju faleminderit për mirëkuptimin.”

Zayn ishte anëtar i One Direction së bashku me Payne, Niall Horan, Harry Styles dhe Louis Tomlinson. Grupi filloi në vitin 2010 dhe qëndroi së bashku deri në vitin 2016, duke lëshuar pesë disqe dhe duke arritur sukses ndërkombëtar.

Pas vdekjes së Payne javën e kaluar, anëtarët e grupit ndanë homazhe dhe foto prekëse, duke kujtuar vitet e tyre së bashku. Artisti ndau një foto të tij duke fjetur në prehrin e Payne kur ata ishin më të vegjël.

“Liam, e kam kapur veten duke menduar shumë për ty, duke shpresuar se po më dëgjon. Nuk rri dot pa menduar në mënyrë egoiste se ka pasur kaq shumë biseda që duhet të bënim në jetën tonë. Nuk të kam falenderuar kurrë që më ke mbështetur në disa nga periudhat më të vështira të jetës sime”, shkruan ai në mesazh. Malik zbuloi se Payne ishte “më i ndjeshëm se unë”, një tipar për të cilin ai “fshehurazi” e respektonte.

“Kam humbur një vëlla dhe nuk mund të të shpjegoj se çfarë do të të jepja vetëm për të të përqafuar për herë të fundit dhe për të të thënë lamtumirë siç duhet dhe të të them që të kam dashur dhe të respektoja shumë,” përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts