Rroskovec – 400 familje në fshatin turistik të Luarit bashkia Rroskovec kanë 3 ditë pa ujë. Shkaku është djegia e elektromotorit të pompë që furnizon depon kryesore të fshatit. Ata shprehen se janë ankuar por nuk u kanë dhënë zgjidhje.

Banorë u kanë thënë se kjo situatë nuk dihet sa do të zgjas. Edhe në ditë të zakonshme kur nuk ka pas difekte banorët thonë se 2 orë ujë kanë në 24 orë.

I kontaktuar një prej punonjësve të ndërmarrjes së ujësjellësit por që është edhe banor i fshatit ka pohuar se është djegur elektromotori i pompës i cili është hequr e pritet vendosja e elektromotorit të ri.

Fshati Luar i  bashkisë së Rroskovecit është një nga 100 fshatrat turistik në shkallë vendi por që infrastruktura, pastërtia lënë shumë për të dëshiruar ndërkohë që banorët i paguajnë taksat bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts