Kryeministri Rama është pyetur sot në lidhje me arrestimin e Ilir Metës nga forcat speciale, veçanti për mënyrën se si është ndaluar ish-presidenti gjatë operacionit të policisë. Edhe pse ia kishte kërkuar publikisht prokurorëve të SPAK arrestimin e rivalit të tij politik, Rama tha se nuk do të komentojë, pasi rasti i Metës është “tipikisht një rast që i përket drejtësisë”.

“Ju e dini përgjigjen. Me këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin se qysh se kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon tipikisht drejtësisë” u shpreh kryeministri,.

Pohimi i Ramës është i rremë, pasi në disa raste arrestimesh ai ka komentuar apo i ka paraprisë me komente dhe deklarata publike goditjeve të SPAK. I freskët është rasti i procedimit të Arben Ahmetajt për të cilin Rama tha se do të kishte vepruar me keq nëse do të kishte qenë prokuror apo gjykatës.

Komenti i Ramës për Metën u bë gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts