Lushnje – Mesnatën e së hënës duke gdhirë e marta dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Pluk Lushnje.

Drejtuesi i automjeti tip Volksvagen me targa AA 568 XI ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet top Benz parkuara para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brënda ambjenteve të lokalit duke e shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i automjetit Volksvagen është dërguar me urgjence ne spitalin e Lushnjes.

Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin që makinat kanë përfunduar brënda tij.

Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuam një zhurme të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Në lokal është shkatërruar gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts