10 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur është arrestuar sot, Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti i PS është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje” – thuhet në një njoftim të SPAK.
Sipas mediave Çyrbja dyshohet se ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, ndaj edhe është ndaluar. Dyshohet se janë zbuluar komunikime të tij në platformën e koduar SKY ECC pikërisht me këtë grup. Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë kryer edhe disa arrestime të tjera dhe aksioni është në proces. Ish-ligjvënësi ka drejtuar për pak kohë Hipotekën e Durrësit. Për disa shkelje të pretenduara ngriti një padi ndaj tij në SPAK, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka. Çyrbja dorëzoi mandatin më 10 tetor dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur. Ai u arrestua këtë të diel në Durrës teksa udhëtonte me shoferin e ti
Të tjera detaje mësohen në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Dyshohet se ai ka pasur komunikime në Sky me personazhe të botës së krimit. Bashkë me Çyrbjen, mësohet se në pranga ka rënë edhe Ahmet Masha, njohur me pseudonimin “Meçe”. Një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Ish-deputeti arrestuar në Durrës dhe ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke udhëtuar me makinë
SPAK konfirmoi 3 akuza ndaj Çyrbjas, por pa dhënë detaje të hollësishme, të cilat tha se do i ndajë ditën e nesërme. Akuzat janë: “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”.
Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, – thuhet në njoftimin e SPAK për mediat.
Mediat raportojnë se arrestimi ka lidhje me një tjetër çështje dhe jo me atë të denoncimit nga deputeti demokrat Edi Paloka, e për të cilën është marrë “i pandehur”. Ish-ligjvënësi akuzohet edhe për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit. Sipas të njëjtave burime dyshohet se Çyrbja ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, ndaj edhe është ndaluar. Dyshohet për komunikime në platformën e koduar SKY ECC pikërisht me këtë grup.
Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës