Imeldi Sokoli dhe Gloria Shllaku dy këshilltarë bashkiak të Shkodrës që përfaqësonin grupimin e Lulzim Bashës, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, i janë bashkuar PD zyrtare, të drejtuar nga Sali Berisha.
Përmes reagimeve në rrjete sociale ata kanë theksuar në qëndrimet e tyre se ky hapi i ndërmarrë vjen si mesazh bashkimi në prag të zgjedhjeve të 2025, prandaj kanë ftuar që nën këtë frymë të veprojnë të gjithë demokratët. Duhet të jemi të bashkuar kunder kesaj qeverie, ishte mesazhi i tyre.
Alternativa e opozitës duhet të përfaqesojë njerëzit dhe problematikat e popullatës dhe këto dyja duhet të jenë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën në mënyrë që njerëzve tu rikthehet besimi në politikë dhe se vendi mund të ndryshojë për mirë. Ndaj aksioni opozitar duhet të mbështetet në përbashkim në çdo instancë po ashtu në Këshillin Bashkiak të bashkisë Shkodër ku unë jam pjesë, duhet të kemi 1 kamp të vetëm opozitar në këtë mënyrë kjo sjellë një administrim më të përgjegjshëm të Shkodrës”, thuhet në reagimin e Imeldi Sokolit.
Nga ana tjetër, Gloria Shllaku shprehet se opozita duhet të unifikohet në mënyrë që rezultati zgjedhor të jetë i duhuri.
“Por sot, më shumë se kurrë, ndiej një shqetësim të thellë: Pse Partia Demokratike është në një udhëkryq? Çfarë po e pengon që të jetë alternativa e fortë dhe shpresëdhënëse për shqiptarët? Përgjigjja është e thjeshtë: mungesa e unitetit dhe interesat personale na kanë larguar nga idealet e përbashkëta që dikur na bashkonin.Që nga sot e tutje, çdo iniciativë do të jetë e përbashkët, duke filluar me Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe duke vazhduar në nivele të tjera. Kështu, do të formojmë një zë të fuqishëm për ju dhe për një Shqipëri që meriton shumë më tepër”, shkruan ajo