Motrat Antonela dhe Mariela Berisha që dhunuan brutalisht modelen Klea Prenga janë dorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi disa javë më parë në në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar modelen, pasi e goditën me gota dhe shishe qelqi.
Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen motrat Berisha të cilat e sulmuan.
Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.
Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.
Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.
Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.