Nëna e Bianca Censorit, Alexandra Censori, ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së ish-punonjëses së Kanye West
Alexandra i tha Daily Mail se kërkon privatësi e se nuk do të përfshihet në këtë skandal.
Përgjigja e saj vjen pasi ish-asistentja, Lauren Pisciotta e paditi Kanye-n, duke pretenduar se ai e drogoi atë dhe e sulmoi seksual gjatë një feste të bashkë-organizuar nga Diddy.
Pisciotta, e cila punoi me West nga viti 2021 deri në vitin 2022, gjithashtu pretendoi në padi se krijuesi i hiteve i dërgoi asaj një foto të një bisede midis tij dhe gruas së tij Bianca, ku ai i shkroi një mesazh: “Dua të kryej marrëdhënie me nënën tënde, para se ajo të largohet.”
Bianca u takua me Kanye kur ajo filloi të punonte në Yeezy në nëntor 2020 Dyshja u martuan fshehurazi në dhjetor 2022 – një muaj pasi reperi zgjidhi divorcin e tij me Kim Kardashuan. Kur u publikua lajmi – që nuk dihej se ishte e ligjshme në atë kohë – një burim i brendshëm i tha Page Six se lidhja e re e West e bëri nervoz familjen Kardashian.
“Ata po presin të shohin nëse ai paraqet dokumentat ligjore”,tha burimi. “Ata janë nervozë sepse nëse është e vërtetë, ajo do të jetë në jetën e fëmijëve.”