Kombëtarja përballet me Gjeorgjinë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në Tbilisi Shqipëria synon që të marrë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup.

Pas humbjes minimale një muaj më parë në Tiranë, kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një lloj “hakmarrje” ndaj gjeorgjianëve.

GJEORGJI-SHQIPËRI 0-1

1’ Nis ndeshja në Tbilisi

2’ Qazim Laçi jep menjëherë sinjalin e parë me një goditje nga distanca, që u ndal nga portieri vendas me qetësi

11’- Pritje fantastike nga Strakosha, që i mohon një gol të sigurt Davitashvili.

15’ Indrit Tuci i afrohet shumë golit me një goditje me të djathtën brenda zonës, por portieri tregohet i vëmendshëm duke ndalur goditjen e tij.

Image

26’– Krosim i rrezikshëm nga Ivan Balliu, por topi shkon në duart e portierit Mamardashvili.

30’- Strakosha gabon në rivënien e topit në fushë, duke ia dhuruar topin Mikautadze. Gjithsesi Arlind Ajeti e korrigjoi mjaft mirë gabimin e tij duke mbyllur gjithçka në zonë.

48’ GOOOL Shqipëria kalon në avantazh me një gol fantastik nga Kristian Asllani, i cili shënon me një goditje shumë të saktë në hyrej të zonës.

Formacionet

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautazde, Chakvetazde, Kvaratskhelia, Zivzivadze

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts