Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu, dy ish-banorët e Big Brother Vip Kosova, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.
Çifti i famshëm kanë kurorëzuar romancën me martesë në një ceremoni luksoze ku të ftuar kanë qenë dhe disa nga i ish-konkurrentët e tjerë të Big Brother si: Azem Gagica, Alba Vukaj, Santiana Maloku, Monika Salihu, Kader Kicaj, Meti Alshiqi, Blero etj.

Dasma është zhvilluar me elemente tradicionale, teksa hyrjen bukuroshja e ka bërë bashkë me të atin.

Adri dhe Iliriana ishin dy nga banorët shumë të dashur për publikun gjatë kohës sa ishin në Big Brother ata hynë në reality-show si një banor i vetëm dhe qëndruan gjatë aty por nuk arritën të prekin finalen.
Ata fituan zemrat e të gjithëve, ndonëse në verë kanë qenë shumë të pranishëm me dasma dhe ahengje.