Në ditën e katërt të Ligës së Kombeve, Anglia mposhti Finlandën me rezultatin 3-1, falë golave të Grealish, Alexander-Arnold dhe Rice. Megjithatë, në krye të Grupit 2 të Ligës B është Greqia, Helenët, pas fitores ndaj Tre Luanëve, mposhtën 2-0 Irlandën, me golat e Bakasetas dhe Mantalos. Një befasi e madhe ndodhi në Grupin 3. Norvegjia e Haaland u shkatërrua 5-1 nga Austria.
LIGA B – GRUPI 2
FINLANDË – ANGLI 1-3
Pas humbjes në Wembley, ku u mposhtën 2-1 nga Greqia, anglezët dolën në fushë për të dëshmuar se ishte thjesht një incident. Në Stadiumin Olimpik të Helsinkit, Tre Luanët u përpoqën të tregojnë cilësinë e tyre dhe në minutën e 18-të kaluan në avantazh. Falë një pasimi të bukur të Angel Gomes për Grealish, i cili shënoi 1-0. Finlanda u përpoq të reagonte dhe në minutën e 38-të, Jensen pati një rast të mirë, por shansi më i madh për barazim erdhi në minutën e 57-të, të cilin e humbi. Anglia e pati të vështirë të shënonte, por në minutën e 74-të, Alexander-Arnold realizoi një gol të bukur. Dhjetë minuta më vonë, Rice shënoi golin e tretë për Anglinë pas një asistimi të Watkins. Në minutën e 87-të, Hoskonen shënoi për Finlandën, por Anglia fitoi 3-1, duke arritur në 9 pikë në grup.
GREQI – IRLANDË 2-0
Greqia rikuperoi vendin e parë në grup falë fitores 2-0 ndaj Irlandës, rezultat që i siguron atyre të paktën vendin e dytë, pas dy fitoreve ndaj ekipit të Hallgrimsson. Ndeshja u vendos në fillim të pjesës së dytë, pas disa ndërhyrjeve të Kelleher. Në minutën e 48-të, Bakasetas shënoi nga distanca dhe e mposhti portierin e dytë të Liverpoolit. Edhe pse Irlanda bëri disa përpjekje për të barazuar, Greqia rriti avantazhin në minutat e fundit me Mantalos, duke siguruar fitoren dhe duke mbajtur pikët maksimale përballë Anglisë.
LIGA B – GRUPI 3
AUSTRI – NORVEGJI 5-1
Rezultati më i papritur i ditës ndodhi në Linz, ku Austria mposhti Norvegjinë 5-1. Të gjithë prisnin një paraqitje të mirë nga Haaland, por ishte Arnautovic që hapi ndeshjen me një gol në minutën e 8-të. Norvegjia barazoi në minutën e 39-të me Sorloth, duke e bërë të duket se pjesa e dytë do të ishte më interesante. Megjithatë, Austria shënoi tri gola në një periudhë të shkurtër nga minuta e 49 deri në 62. Fllimisht me Arnautovic, pastaj me Leinhart dhe Posch. Festa për Austriakët kulmoi me golin e Gregoritsch në minutën e 69-të, duke e çuar rezultatin në 5-1. Kwshtu Austria shkoi nw krye tw grupit me 7 pikë, po aq sa Norvegjia dhe Sllovenia.
NDESHJET E TJERA
LIGA B – GRUPI 3
- Kazakistan – Sllovenia 0-1 (Goli: 55’ Mlakar)
LIGA C – GRUPI 4
- Armeni – Maqedonia e Veriut 0-2 (Gol: 72’ Miovski, 85’ Alimi)
- Ishujt Faroe – Letoni 1-1 (Gol: 40’ Sorensen (F), 24’ st Sits)
LIGA D – GRUPI 1
- Liechtenstein – Gibraltar 0-0 (Shënime: 93’ i ndëshkuar Bent (G), 95’ penallti e humbur nga Hasler)
LIGA D – GRUPI 2
- Malta – Moldavi 1-0 (Gol: 87’ pen. Teuma, 95’ penallti e humbur nga Teuma)