Fier – Veprim human, prekës, i shkëlqyer ky që ka kryer fieraku Fredi Myzeqari i cili ka dërguar për kurim në një spital privat në Tiranë mamanë e tij 101 vjeçare. Fredi, nuk e ka menduar dy herë, por e dërgoi që të kurohet mamanë e tij plot 101 vjeçe e nuk llogariti pagesën, por shëndetin e 101 vjeçare.
Veprimin e tij ai e ka bër publik në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera falënderon mjekun e atij spitali i cili ishte habitur me veprimin e djalit për nënën e tij 101 vjeçare. “Prindi nuk ka moshë, është Nënë”, i është përgjigjur fieraku Myzeqari.
Ja dhe postimi i tij
….shefi i reanimacionit te spitalit “HYGEA” sapo hyra ne zyren e tij u cua ne kembe dhe me perqafoi fort…..
Degjo tha jam shume i prekur nga gjesti juaj
Keni sjelle nenen tuaj 101 vjece ne spitalin “HYGEA “per kurim??????
Eshte rast i rralle vazhdoi ai per kohen kur jetojme kur me qindra pleq dergjen te braktisur
Respekte per ju…..vazhdoi dhe dukej shume i prekur….
Prinderit nuk kane moshe …..i thashe…..dhe njeriu nuk vjen dy here ne kete jete
….Per ne si ekip mjeksor nuk eshte 101 vjece …..por 20. …dhe ndihmen e ka ne maksimum…..
Dhe vertet nena ime qe ishte ne prag te humbjes se jetes….ktheu 100% dhe eshte mire
Respekte per kete ekip te mrekullueshem te spitalit “HYGEA”.
