Shqipëria humbet në Epet Arena 1-0 përballë Çekisë. Kuqezinjtë pësojnë humbjen e dytë radhazi në Nations League dhe tani vendi i parë i grupit është komplikuar shumë.

Gol ende me lojtarët të ftohtë dhe pjesa e parë nisi në ngjitje në Pragë për Shqipërinë. Me një nisje katastrofale, kuqezinjë ju nënshtruan Republikës Çeke në minutat e para, e pësuan gol pas 3’ me Chory. Në këtë rast Strakosha nuk mund të bënte asgjë, sepse Hysaj lejoi të krosohej lehtësisht, ndërsa në zonë Ismajli u befasua nga e djathta e harkuar e qendërsulmuesit.

Pas një çerek ore lojë kuqezinjtë nisën të gjenin kurajë për tu shtyrë përpara. Në dy tre raste madje mund të ishin kërcënues, por Daku pretendoi shume nga teknika e tij, ndërsa Laçi gaboi pasimin. E keshtu, vetëm Bajrami rrezikoi të përsëriste perlën e vitit të kaluar, pikërisht në Pragë. Çekët nga ana tjetër ishin shpesh prezent, por pa godur në kuadratin e Strakoshës, pavarésisht zotërimit të topit 58%.

Ajo qe Asani humbi pastaj në minutën e 52’ ishte mundësia më e mirë për të barazuar. Majtoshi që aq herë ka mrekulluar, këtë herë e kalibroi keq para portierit. Gabim që kushton sepse në minutën e 62’ Chory ndëshkoi në qendër të zonës, duke shfrytëzuar shtatlartësinë e tij. Dygolësh I sulmuesit që praktikisht mbylli ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts