Një incident i pakëndshëm ndodhi në stadiumin “Epet Arena” ku u luajt ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë. Tifozët vendas kanë shpalosur flamurin serb në hartën e Kosovës dhe kanë përdhosur 3 flamuj kuqezi. Ata i kishin vendosur flamurit tonë një kryq dhe më pas e kanë shpalosur kokëposhtë.
Flamujt u nxorën në fund të pjesës së parë nga disa prej tifozëve. Ata u larguan gjatë pushimit me ndërhyrjen e delegatëve të UEFA-s. Pritet që për këtë gjest Federata çeke e Futbollit të ketë penalizime.

Incidentet nuk munguan as përpara ndeshjes. Gjatë marshimit për në stadium, tifozët shqiptarë janë përballur me një situatë provokuese nga tifozët vendas.
Disa tifozë çekë filluan me thirrjet: “Kosova është Serbi”. Në drejtim të tyre janë hedhur sende të forta. Kjo ka shkaktuar një përplasje mes dy grupeve të tifozëve.