Athinë – Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë. Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën.

Automjeti rezulton i marrë me qera dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një cift shqiptarësh, të cilët janë shoqëruar mënjëhërë në Komisariat.

Automjeti është fuoristradë “Wolsvagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. Lënda eksplozive mendohet të jetë tritol, pohuan burime policore.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë. Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts