Aksidenti i cili ndodhi disa minuta më parë në aksin rrugor Lushnje – Berat ka përfunduar me një viktimë, atë të drejtuesit të automjetit të tonzhit të rëndë autobot Petro Piti nga Berati.

Policia

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.

Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts