30% e bashkive rrezikojnë të shuhen
totalisht. Gati një e treta e bashkive të vendit rrezikojnë të zhduken nga harta demografike, pasi numri i lindjeve po shkon drejt zeros.
* Krahasuar me vitin 2011, lindjet janë ulur me rreth 30%, dhe mbi 50% krahasuar me vitin 2001. Rënia më e madhe e lindjeve rezultoi në Bashkinë e Pustesit, e cila nuk pati asnjë lindje më 2021 nga rreth 23 të tilla në vitin 2011.
* 82% e bashkive, me shtesë natyrore negative pothuajse 82% e bashkive të vendit kishin shtesë natyrore negative në vitin 2021, pasi
vdekjet ishin shumë më të larta se lindjet.
* Në vitin 2022, lindën rreth 24.688 bebe, ose 9.3% më pak se në vitin 2021. Kjo ishte rënia vjetore më e fortë e lindshmërisë që nga viti
2000. Por teksa lindën më pak bebe, rënia pěr foshnjat femra ishte edhe më e fortë
* Në vitin shkollor 2010-2011 ishin të
regjistruar në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë 782 mijë nxënës dhe studentë, ndërsa
në vitin akademik 2022-2023, ky numër u reduktua në 545,222 ose gati 30% me pak.
* “Bonusi i Bebeve”, një politikë që ndërmori qeveria për nxitjen e lindjeve dështoi, pasi që nga viti 2019, kur nisi aplikimi ï saj e deri më 2022, numri i bebeve u pakėsua me 13.5%, Monitor
