Skuadra e Besëlidhjes e basketbollit për meshkuj ka triumfuar mbrëmjen e sotme , në pallatin e sportit “ Apolonia” në Fier kundrejt ekipit të Tiranës” duke fituar superkupën.

Ekipi verior i Afrim Bilalit tregoi përgatitje më të lartë fizike se kundërshtarët përgjatë gjithë ndeshjes duke triumfuar në shifrat 100:57 . Të shpejt nga njëra anë e fushës në tjetrën, me triblime, të sakt para tabelës sidomos me trepiksha gjë që u duk edhe nga sasia e pikëve të shënuara. prej demve lezhjanë.

Nga ana tjetër Tirana , provoi të rezistonte , por me kalimin e minutave loja e skuadrës erdhi në rënie si nga ana fizike por edhe në rezultat para tabelës. Gabime në pasime, të pasaktë para tabelës dhe duke krijuar edhe shumë gabime teknike apo faule.

Me këtë fitore të merituar Besëlidhja është fituese e Superkupës duke treguar një formë mjaft të mirë në kętë fillim sezoni.

“ Kemi punuar shumë për këtë ndedhje pêr të arritur rezultat triumfues, është shprehur në nję intervistë për mediat , traineri Bilali, teksa ka theksuar se ky është njê trofe i rëndësishëm për Besëlidhjen .

Fitore të merituar e ka cilësuar kapiteni i skuadrës Elvis Beqo, ku të gjithë lojtarët dhanë maksimumin.

Ekipi verior ka festuar finalen e Superkupës mes tifozerise së zjarrtë fierake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts