Pamela Anderson është shpallur ‘Gruaja Glamour Global e Vitit’ nga Revista Glamour, duke ofruar një mundësi për të reflektuar mbi jetën dhe karrierën e saj.
Reflektimi i saj nxjerr në pah një moment kyç -gjatë kulmit të suksesit të saj në mesin e viteve ’90 – kur një kasetë seksuale e saj dhe e ish bashkëshortit, Tomy Lee doli në publik dhe e la atë në një pozitë të cenueshme.
Ngjarja ishte një goditje shkatërruese për aktoren. Ajo i shkaktoi asaj “stresin post-traumatik”, i cili u rishfaq me publikimin e shfaqjes televizive “Pam & Tommy”.
“Kam humbur burrin tim, mendjen time, karrierën time. Në atë kohë nuk e kuptova për shkak të stresit post-traumatik”, kujton aktorja. “E dija se shumë gjëra më kishin ndodhur qëmund t’i kisha trajtuar ndryshe… në këtë botë, mënyra se si e menaxhoni karrierën tuaj është vendimtare.”.
Dy vjet më parë, platforma e transmetimit Hulu prodhoi një seri të quajtur Pam & Tommy në lidhje me skandalin, i cili solli kujtime të dhimbshme për Anderson.
“Ata nuk më telefonuan kurrë. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë përfshirje. Nuk dija asgjë për këtë,” deklaroi Pamela në lidhje me serialin Hulu.
Ajo shtoi, “Më bëri të ndihesha keq vetëm duke menduar përsëri për të. Ndjeva si një goditje tjetër në stomak që njerëzit mund ta shihnin atë argëtuese,” tha ajo për prodhimin.