Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.

Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasoje e goditjes së fortë fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit por edhe për të drejtuar automjetet nga trafiku.

Patos

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. H., është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E. M.

Si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë shtetasi E. M., i cili ka kryer kontroll mjekësor dhe ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 2 drejtuesit e automjetit nuk rezultuan nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts