Barcelona ka arritur fitoren e radhës në La Liga. Kësaj radhe, të besuarit e Hansi Flick arritën të triumfojnë bindshëm ndaj Alaves si mysafir.
Ishte Robert Lewandowski që shënoi tre gola për tre pikë të mëdha për Barcelonën, e cila vazhdon kryesimin në La Liga.
Me këtë fitore, Barça shkon në 24 pikë në tabelë, tri më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.
Ndeshjen e ardhshme, “Blaugranët” luajnë ndaj Sevillas më 20 tetor, po ashtu në La Liga.