Nga Ervin Resuli – Kurrë më parë shërbimi veterinar shtetëror nuk ka qenë në këtë derexhe, dhe kjo jo për faj të veterinerëve,por për shkak të paaftësisë së institucionit të Ministrisë së Bujqësisë,e cila është kthyer vetëm në shërbim të një grupi njerëzish dhe interesash të ngushta përfitimi.
Kurrë më parë nuk është rrezikuar kaq shumë siguria ushqimore dhe shëndeti i popullatës nga kontrabanda e kafshëve,duke e kthyer territorin e Shqipërisë në “han pa porta”.Ligje të porositura nga grosistët e ilaçeve veterinare dhe importimi i mishit nga brazili jashtë standardeve, shkatërrimi i skemave kombëtare të çrrënjosjes së sëmundjeve zoonotike e më gjerë,kanë çuar në këtë situatë kritike.
Kurrë më parë ky institucion nuk ka qenë në një vdekje klinike apo gjendje kome,ku nuk di çfarë të bëjë dhe nuk ka një vizion se ku po shkon.
Kurrë më parë kjo Ministri nuk ua vuri veshin ekspertëve dhe atyre që e njohin situatën,
dhe kurrë më parë Ministria e Bujqësisë nuk ka qenë në këtë gjendje falimenti!
Sot, të gjithë jemi në rrezik nga paaftësia për të drejtuar dhe mungesa e vizionit, makutëria për tenderin e radhës…