Autoriteti Rrugor Shqiptar do të
zbatojë dy projekte të reja ne
infrastrukturë me një fond limit të parashikuar prej rreth 46 milionë euro. Kētë të premte ne Agjencinë e Prokurimit Publik ky autoritet njoftoi haphjen e dy procedurave te prokurimit.

E para me objekt “Ndërtim rruga
kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallekut” me fond limit 1.06 miliardë lekë apo 10.7 milionë euro dhe e dyta “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Frataj” me fond limit 3.53 miliardë lekë apo rreth 35.7 milionë euro.

Sa i takon dokumenteve që shoqërojnë procedurat ARRSH argumenton arsyet se pse do të ndërhyhet me këto projekte. Kështu së pari lidhur me kontratën që pritet të kushtojë më shumë që është aksi ë Fier – Kthesa e Patosit- Ballsh – Fratar pranohet se ai është në gjendje tejet të amortizuar.

“Në këto rrugë vien të theksohet
cedimet e shumta dhe valëzime e
tabanit të rrugës. Si pasoj e zhvillimeve demografike të ndodhura në këto 20 vitet e fundit, kjo rrugë në disa pjesë të saj kalon në qendrat e banuara rritja e
të cilave në numër popullsie dhe
mungesa e investimeve, në rrugë, ka
çuar njëkohësisht edhe në rritjen e
numrit të aksidenteve rrugore.

Objekti
“Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa
Patosti – Fratar”, është planifikuar të
realizohet me fonde të buxhetit të
shtetit për këtë vit buxhetor, Objekti i këtij studimi është rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese: . Fier -Kthesa Patosit, me një gjatësi 5.9 km, (Segmenti 0) . Kthesa Patosit –
Hyrje Ballsh, me gjatësi 17.2 km,
(Segmenti 1) . Dalje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km, (Segmenti 2)”
thuhet në dokument.

Ndërkohë sa i takon projektit tjetër
ARRSH argumenton se aksi rugor
[SH1] që administrohet Autoritetit
Rrugor Shqiptar, nis nga kryeqyteti i
vendit, Tiranë,  dhe përfundon në
piken doganore të Hanit te Hotit. Ky
segment kalon dhe lidh qytetin e
Shkodrës me gjithë rrjetin e transportit rrugor kombëtar. Pjese e këtij aksi rrugor eshte edhe objekti i projektit “Studim Projektim i rrugës hyrëse Shkodër (Bërdice – Ura e Bahçallekut) Konkretisht projekti së pari parashikon dublimin e Urës së Bahçallëkut

“Ne zgjidhjen e re do parashikohet
realizimi i nje ure te re, paralel me
urën gëndrueshmërinë e urës
ekzistuese. Kjo ure do te akomodoje trafikun që lëviz ne drejtimin e Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do te shërbejë vetëm për trafikun që lëviz  ne drejtimin e Shkodrës. Gjatësia e urës dhe hapësirat e dritës se nen strukturës se urës duhet të jenë ne harmoni me nenstruktures e urës ekzistuese.

Për dimensionimin e mbistruktures
do mbahen kontakte me Bashkinë
Shkodër, me synimin plotësimin e
kërkesave te zonës, për një kalim
te sigurt jo vetem te automjeteve
por edhe te përdoruesve te tjerë te
rrugës” thuhet në dokument. Po
kështu parashikohet zgjerimi i rugës
ekzistuese

Sipas ARRSH segmenti rugor nga
Ura e Bahcallëkut deri te Harku
Bërdicës, shtrihet në një zonë
tashmë të urbanizuar me godina
banimi dhe shërbimi në të dy anët
e rugës. Nisur nga ky fakt, referuar
kërkesave në zhvillim të zonës, është përcaktuar që kategoria e rrugës së re të përmbushë parametra të rinj duke u klasifikuar si kategoria D me dy korsi kalimi nga 3.25 cm për secilin drejtim
bankinë dhe trotuar. Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts