Rrugët e qytetit të Fierit pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë të theksuar uji në sipërfaqe.
Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje. Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa dhjetëra centimetra.
Reshjet e shumta kanë vështirësuar kalimin e automjeteve. Ndërkohë nga prefektura e qarkut Fier si dhe bashkitë Mallakastër, Patos, Rroskovec nuk raportohen për dëme, bllokim rrugësh, mungesë energjie elektrike apo uji të pijshem. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, pohuan burime zyrtare nga bashkia Fier.



Pamjet më poshtë janë në lagjen 1 Maj, në rrugën hyrje në Fier që vjen nga Berati, Patosi e Ballshi, vetëm pak metra pasi kalonë Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier.