Lushnje – Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë të theksuar uji në sipërfaqe.

Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje. Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa dhjetëra centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh tretësirë të theksuar.

Qarkullimi në qytet ka qënë i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse dhe sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera. Është përkohësisht e pakalueshme rruga Misto Mame në afërsi të kthesës së spitalit që nuk i lë gjë mangut venecias. Dhjetlra mjete të vogla, kryesisht ato me motor benzine kanë mbetur të dëmtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts