Fier – Tetori roz. 4734 raste të kapura me sëmundje të rënda kancerogjene për periudhën 9 mujore në spitalin rajonal Fier. Nga kto 50 raste me kancerin e gjirit ku një pjesë shumë e vogël ka ndërruar jetë për shkak të kapjes me vonesë të sëmundjes.
Prej tre vjetësh në spitalin rajonal Fier funksionon skaneri dhe diagnostikimi nëpërmjet mamografisë çka ka bërë që pacientët të mos i drejtohen më Tiranës por në Fier.
Mjekia ongologe Anisa Mone ka pohuar se për periudhën 9 mujore të këtij viti numri i kontrolleve ka kapur shifrën e 4735 për rastet e sëmundjeve të rënda ku nga kto 50 raste i përkasin femrave të prekura me kancerin e gjirit të moshës 50 deri 69 vjeçare ku sipas saj, një numër shumë i vogël nuk ja ka dalë të shërohen.






Mjekia Mone ka pohuar se kur sëmundja kapet në moshë të re është edhe shansi më i madh që të kurohet. Në rastet me vdekje apo me rate të vështira kurimi kanë qënë moshat e mëdha mbi 50 vjeçare të cilat për raste të ndryshe si mos tregimi, mos kryerja e vizitave , mos informimi ka bërë që të kapen si raste por të kurohen me shumë vështirësi por që ka bërë vetëm shtimin e disa viteve jetë.
Shkaqet kryesore që gratë po preken gjithnjë e më shumë nga kjo sëmundje, mjekja Mone rendit jetën sedentare, stresin dhe neglizhimin për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare.