Borussia Dortmund harron disfatën 5-1 në Shtutgart dhe kthehet te fitorja, duke mposhtur 4-2 Bochum, në ndeshjen e parë të javës së pestë të Bundesligës. Sukses që ka ardhur me përmbysje: verdhezinjtë, në disavantazh 2-0 në minutën e 21′ pas golave të Bero dhe de Wit, kthyen gjithçja në pjesën e dytë: Guirassy shënon dygolësh (44′ dhe 75′), pastaj Emre Can me penallti (62′), dhe Nmecha (81′). Sahin kalon përkohësisht në -2 nga Bayern.
Dortmund largon fantazmat e humbjes së shëmtuar të Shtutgartit dhe, pas një fillimi për t’u harruar, mundi Bochum 4-2 me përmbysje. Fillimi i verdhezinjve ishte një makth: në minutën e 21′, në fakt, vendasit ishin nën dy gola. Në minutën e 16′ Bero kombinoi me Hofmann, duke mposhtur Kobel në shtyllën e parë me të majtën. Kaluan vetëm pesë minuta dhe erdhi goli i dytë: portieri i Borussia e mbajti topin shumë dhe u dorëzua nën presionin e Boadu, i cili i dhuroi de Wit një top vetëm për ta shtyrë në rrjetë. Megjithatë, para pushimit skuadra e Sahin arriti të ngushtonte diferencën: në minutën e 44′ krosimi i Brandt u depozitua në rrjetë nga Guirassy, i cili nuk gaboi me kokë.
Në pjesën e dytë, Dortmund arriti të barazojë me penalltinë e Emre Can, i cili e bëri rezultatin 2-2 në minutën e 62′. Përmbysja u kompletua në minutën e 75′ me Guirassy dhe Nmecha në minutën e 81′ që përfitoi nga një gafë tragjikomike e Drewes. Me 4-2 Dortmund ngjitet në 10 pikë dhe harron humbjen e rëndë ndaj Stuttgart, duke kaluar përkohësisht në vendin e dytë -2 pas Bayern. Bochum, ndërkohë, mbetet i fundit me vetëm një pikë.