Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit. Një këmbësor 75 vjeç është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në koka, ai ka ndërruar jetë.
Një automjet ka përplasur për tokë një qytetar të moshuar i cili po tentonte që të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
I plagosuri është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit por që më pas ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital gjat rrugës. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e më pas do të tërhiqet nga familjarët.
Në vendngjarje ka mbrritur policia e qarkullimit rrugor por dhe ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se po ditën e djeshme në të njëjtën orë pothuajse në të njëjtin vend janë përplasur 4 automjete ku ndër to ka qënë një automjet furgon i një kompanie private që transportonte puntorët. Policia ka shkuar në vëndin e ngjarjes por kanë qënë vetëm dëme materiale, por theksohet se parkime mjetesh dyshe e treshe, parakalime mjetesh kryhen në mënyra të çrregullta duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia duhet të tregohet e kujdesshme e të marr masa që të mos ndodhi si pak më parë duke shkaktuar aksident me pasojë vdekjen

Policia
Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Isuf Buzi 75 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi Isuf Buzi, ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.