Gjykata e Posaçme ka lënë në burg pa afat 25-vjeçarin Admir Tutaj, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Kolumbia drejt vendit tonë.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, Tutaj nuk foli gjatë, por gjyqtarja konfirmoi masën e kërkuar nga prokurori i çështjes. Sipas Prokurorisë së Posaçme Tutaj bënte pjesë në grupin kriminal që tentuan të trafikojnë armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e grupit janë identifikuar edhe 5 persona të tjerë, të cilët siguronin pistoleta, u fshinin numrat seria dhe më pas nëpërmjet specialistëve të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës i fshihnin në produkte druri kryesisht tavolina.

Sipas informacioneve në prill të vitit 2023, policia e Shtetit organizoi një operacion në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Në një automjet furgon, u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri. Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts