Amarildo Bakaj është i pandalshëm. Boksieri shqiptar ka arritur një tjetër fitore ndaj ganezit Maluwi Folivi, një ndeshje ku kundërshtari është detyruar që të dorëzohet nga grushtet e fuqishme të shqiptarit.

Dueli i luajtur në Londër në “Harrow Leisure Centre”, u dominua nga Amarildo në të gjitha raundet.

Gjithçka zgjati katër raunde dhe u desh një grusht kampioni që Bakaj të rikthente gjithçka në favor të tij, për të fituar edhe këtë duel. Kjo është fitorja e dytë në 12 ndeshje për boksierin shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts