Mallakastër – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, ku rreth orës 12:20, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në përroin e Ballshit Fshat.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Mësohet se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë çka ka bërë që mjeti të dal nga rruga e të përfundojë në prroin e fshatit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.