Delvine – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme prane fshatit Shijan, ku një makinë bie ne kanal.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.35, kur nje automjet tip “Wolsvagen” Golf ka humbur drejtimin dhe ka perfunduar i permbysur ne nje kanal ne aksin Sarande – Delvine prane fshatit Shijan.
Si pasoje e aksidentit kane mbetur te plagosur dy shtetas, drejtuesi i mjetit L. B dhe pasagjeri. Ata jane transportuar drejt spitalit ku konfirmohet se jane jashte rrezikut per jeten.
Policia ndodhet ne vendngjarje per te hetuar shkaqet e aksidentit.