Fier – Aksident me plagë të lehta për katër shtetas ka ndodhur afro një orë më parë në autostradën Levan – Tepelenë në vëndin e quhatur Kashisht. Për shkak të lagështirës në rrugë e rreshjeve që binin dy automjete janë përplasur e për pasojë u plagosen dy drejtues mjetesh dhe dy pasagjerë në një automjet, pohojnë burime zyrtare të policisë Fier.

Policia

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts