Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjes. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ka përfunduar në përroin e Lunjës.

Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër, ku disa persona që punonin në bizneset aty pranë kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit, i cili ishte pa lëndime, dhe e kanë transportuar menjëherë në spital.

Mësohet se drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes ndodhen në vendngjarje.

Është kryer kontrolli i mjetit dhe nuk është gjetur asnjë person tjetër përveç drejtuesit. Policia po disiplinon trafikun dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts