Mosbindja Civile/ Dhuna e policisë, Gjekmarkaj: Një polic më shtyu me duar dhe më gjuajti me shkelma

Tensione dhe përplasje janë shënuar tek Pallati me Shigjeta në Tiranë në protestën e PD-së.
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka thënë për policët se e kanë shtyrë dhe gjaujtur me shkelma.
‘Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë, një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma siur të mos ishim njerëz po prej betoni.’- u shpreh ai
Agron Gjekmarkaj:
I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë qytetare.
E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.
Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë.Po rrëbejn qytetarët. Do të vahzdojmë të qëndrojmë në protestë.
Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë, një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma siur të mos ishim njerëz po prej betoni.