Fier – Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Aktualisht reshjet po bien me instensitet të lartë, ndërsa nuk raportohet për dëme apo përmbytje.
Rreshjet e shiut të rëna gjat natës dhe paradites së sotme nuk kanë sjellë probleme në qytet, por në disa zona rurale si në Levan ku rruga kryesore ka qënë e kalueshme me vështirësi për shkak të derdhjes së ujrave nga kanalet anësore në dalje në rrugën kryesore të qytezës.
Probleme ka pasur në zonën Frakull në tokat bujqësore në këto zona ku për orë të tëra disa sipërfaqe toke anës autostradës Levan – Tepelenë kanë pasur ujra sipërfaqësore si në ato të punuara e të bëra gati për mbjellje ashtu dhe në ato të mbjella me kultura të ndryshme. Për disa orë në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, pohuan banorë të këtyre zonave.
Kontaktet nga njësitë administrative Levan e Frakull pohuan se tokat bujqësore janë me ujra supërfaqësore që me kalimin e orëve kullohen nga kanale kullues ndërsa përsa i përket rrugës kryesore të Levanit saherë që bie shi me rrënbim inerte bllolojmë kanalet anësore dhe ujrat dalin në rrugën kryesore. Pas ndalimit të rreshjeve bëhet pastrimi i rrugës kryesore nga inertet.
Përsa i përket në bashkitë e tjera si Patos, Rroskovec, Mallakastër nuk ka pasur probleme me shkarje dherash, bllokime rrugësh, ndërprerje uji apo energji elektrike për furnizimin e popullatës