Zbulohet fotoja e Irakli Davellas i cili humbi jetën pak orë më parë në një atentat në Athinë.

Davella, sipas një dokumenti të Parlamentit grek, ishte pjesë e një grupi ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.

Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i E. Shytit, një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar këtë vit si pjesëtar i një grupi gjobëvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire.

Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj.

Si pasojë e atentatit mbetur i plagosur edhe një biznesmen shqiptar, i identifikuar si Edi Lulo.

Precedentët në Greqi, Irakli Davella mbi një dekadë i pastër penalisht

Whatsapp Image 2024 12 15 At 16.48.55

47 vjecari nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq, Irakli Davella, i ekzekutuar sot në një atentat mafioz në Greqi, rezulton me një CV penale të pastër prej mbi 10 vitesh. Konkretisht në Greqi ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjestarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobvënie” etj.

Në vitin 2011, ai rezulton të jetë pjesë e një hetimi për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit për “organizatë kriminale” e “falsifikim” e “lëshim ceqesh të këqija”. Dosja e Korfuzit, ka qenë një ngjarje e shumë diskutuar në atë kohë. Shkak ishte një shqiptar nga Saranda, ish i dënuar për trafik narkotikësh, i vendosur në qendër të hetimit. Ai rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, Kryetarin e Bashkisë së Korfuzit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputete greke.

Media greke ndërkohë shkruan se ka dyshime nga policia greke, që edhe pse Davella ka rreth 13 vite që nuk rezulton problematik penalisht, të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh dhe për këtë po hetohet. Ai rezulton personazh me lidhje të fuqishme në Athinë, Korfuz e Sarandë, ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Gjithashtu në Athinë ai rezulton pronar i një kafeneje dhe këndi lojrash në Peristeri dhe një biznesi dhënie makinash me qera në ishujt grekë. Gjithashtu me biznes aktiv bar-kafeje rezulton edhe në Mesopotam, Bashkia Finiq por nuk dihet nëse është funksional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts