Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi për herë të parë në emisionin “Opinion” se para se të vendosej në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte vendosur të linte mandatin e deputetit.
“Absolutisht po! Sali Berisha pasi ishte larguar në mënyrë definitive dhe pa ekuivok dhe po përgatitesha për katër muajt e ardhshëm të dorëzoja dhe mandatin e deputetit sepse ka gjithmonë një kohë për vendime. Çfarë ndodhi? Ndodhi një sanksionim mbi lobimin korruptiv” – tha Berisha.
Ai rrëfeu të gjitha bisedat me Lulzim Bashën në 2021. Berisha tregoi pse hyri në fushatë dhe çfarë bisedoi me Bashën pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së si pasojë e “non gratës”.
“Në 2021 që ta dinë qytetarët pasi bëra një fushatë 1-vjetore përfshi në këtë studio këtu për të bindur shqiptarët për liderin e PD-së, Lulzim Basha, kemi bërë këtë debat me njëri-tjetrin. Unë, nuk do të kandidoja. Por meqenëse influenca në PD del e lartë moskandidimi mund të na dëmtojë dhe në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi të shkoj në Shkodër.
I them jo, sepse e ndajmë fushatën dhe mediat për të të injoruar komplet ty do merren me mua, do japin aktivitetet e mia, por unë jam i interesuar të fitojë PD-ja, jo Sali Berisha. Dhe nuk do bëj fushatë. Nuk gjen, qoftë një çerek ore fushatë të Sali Berishës në 2021. E bëri Kamala Harris fushatën, i doli Obama në krah. U ça fushata. Nuk çahet fushata. Sigurisht për këtë arsye nuk dola.
Cili ka qenë qëndrimi im? Unë i kam thënë kryekëshilltarit të tij që me këtë veprim bëtë një gabim shumë të madh sepse gazetarët atë do ta delendisin si në ring. Nuk mund të themi gjëra që s’janë. Më e bukura ma sollën ta shoh përpara.
Bënin edhe ata atë analizën e tyre. Unë i kam thënë ama nuk mund të dilni me mashtrime para shqiptarëve. Erdhi këtu në studio e mbajtën me mëshirë gazetarët në debat me ju. I them Asafit, e patë? Po tha kishit të drejtë. Këto nuk ishin të miat, por nuk mund të protestoja publikisht në mes të fushatës” – tha Berisha që më pas tregoi ç’ndodhi pas shpalljen non grata.
“Unë kur u shpalla non grata çfarë i thashë atij. Ka ardhur Filip Rikër ka thënë këtë. I thuaj i thashë që listën e deputetëve nuk mund ta bëjë kurrë kush tjetër përveç shqiptarëve. Kush ndonjë vend tjetër në botë nuk i ka ndihmuar shqiptarët në rrugën e lirisë sa SHBA, por nuk kanë bërë kurrë për t’ua bërë listën e deputetëve se pastaj është koloni. Prandaj kjo nuk mund të ndodhë.
Ky del, pret datën 9 Shtator dhe e njofton nën presionin e madh të ambasadores etj. E marr në telefon i them shiko. Ke marrë një vendim krejtësisht të pabaza, por pavarësisht, mblidh Këshillin Kombëtar ose grupin e deputetëve ose Kuvendin e partisë. M’u përgjigj unë nuk bëj mbledhje anti-amerikane.
I thashë ç’mbledhje anti-amerikane është mbledhje për shtetin ligjor, për rregullat, ne kemi statut, është Kushtetuta jonë. Duhet të zbatojmë statutin. Jo, jo tha, nuk bëj mbledhje anti-amerikane. Para se të vinte Rikeri i kisha thënë. Ky problemi i sanksionimit tim është problem personal dhe partia nuk do të përzihet në këtë çështje.
Unë ndihma e Zotit, pushka e hotit. Më vonë mora vesh se ishte hotian se më tha çfarë do të thotë kjo. I thashë do të thotë që unë për pushkë kam pendën dhe do të luftoj. Unë e hodha në gjyq Antony Blinken” – tha Berisha