Fier – 80 vjet Shqipëri e lirë. 29  Nëntori, festa e clirimit të Shqipërise është kremtuar edhe në qytetin e Fierit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe nga autoritetet më të larta vendore te cilët kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit.

Në ceremoninë përkujtimore në Varrezat e Deshmorëve, homazhe u kryen edhe nga familjarë të dëshmorëve, qytetarë e personalitete të shquara fierake ndërsa opozita nuk ka qënë e pranishme.

Nëse në qytete të tjera të vendit opozita ka festuar e ndarë, në Fier , nuk ka qënë pjesë e festimeve as në Ditën e Pavarësisë e as në Jubileun e 80-të të Clirimit të Shqipërisë.

Ndërkohë shiu me intensitet të lartë ka bërë që ceremonia të zgjasë vetëm pak minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts