Policia italiane arrestoi një 37-vjeçar nga Bitonto e Barit të akuzuar për vrasjen e shqiptarit Edvin Sadiku 7 vite më parë. I ndaluari besohet se i përkiste klanit mafioz Cipriano. Shqiptari 33-vjeçar u gjet i pajetë në një fshat në Binetto në vitin 2017. I arrestuari po hetohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe bashkëpunim me mafian.

Sipas hetimeve, mbrëmjen e datës 3 shkurt 2017, rreth orës 19.00, Sadiku kishte kryer një grabitje të armatosur së bashku me të dyshuarin ndaj një personi. Këtë e të fundit e kishin goditur nga pas me makinë dhe pasi kishte dalë jashtë e kishin goditur nga pas me një kondak arme dhe i kishin marrë makinën.

Menjëherë më pas, grabitësit janë larguar me të dyja makinat, duke arritur në fshatin Binetto, ku i dyshuari ka qëlluar në befasi bashkëpunëtorin e tij me të paktën 12 të shtëna arme në qafë dhe kokë.

Vendimi për vrasjen e Edvin Sadikut është marrë nga kreu i organizatës kriminale “Cipriano”, 37-vjeçari i arrestuar, për të shmangur rrezikun se ai mund të bashkëpunonte me drejtësinë dhe se mund të bënte deklarata për aktet e përgjakshme të kryera nga drejtuesit e organizatës kriminale. Ata rrezikonin të merrnin dënime të përjetshme. Për këtë arsye, gjyqtari vlerësoi se ekzistonin rrethana rënduese ndaj të arrestuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts